Ndërlidhjet

Kerry më 9 gusht takohet me Lavrov në Washington


Fotografi arkivi e një prej takimeve të mëparshme Kerry - Lavrov

Fotografi arkivi e një prej takimeve të mëparshme Kerry - Lavrov

Ndonëse presidenti amerikan e ka anuluar takimin kokë me kokë me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë kohës kur në Rusi do të mbahet takimi i 20 shteteve më të industrializuara në botë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do ta takojë më 9 gusht homologun e tij rus, Sergei Lavrov në kryeqytetin amerikan, Washington.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e departamentit të shtetit, Jen Psaki e cila ka thënë se megjthë takimin e dy kryediplomatëve, sekretari i shtetit pajtohet që samiti Obama – Putin nuk ka pasur kuptim të mbahet.

Anulimi i samitit Obama Putin nga amerikanët u bë pas zhgënjimit amerikan me vendimin e Rusisë që t’ia pranojë kërkesën për azil, ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Ky i fundit në muajin qershor ja ka dhënë gazetës londineze, The Guardian një numër jashtëzakonisht të madh të dokumenteve sekrete ku zbulonte programin masiv amerikan të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave.
XS
SM
MD
LG