Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Al-Kaida e dobësuar, por mbetet kërcënim


Ndërtesa e Kombeve të Bashkuarta në Nju Jork

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuarta në Nju Jork

Në një raport të ekspertëve, që i është dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pretendohet se lideri i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, po përpiqet t’i bashkoj fraksionet e ndryshme, por megjithatë al-Kaida mbetet kërcënim.

Mëtutje në raport theksohet se al-Zawahri ka dështuar ta ripërtrij bërthamën e udhëheqjes së grupit në Pakistan dhe se disa grupe të ndryshme, të ndërlidhura me al-Kaidën, ende janë në procesin e miratimit të taktikave të tyre dhe duke kërkuar caqe të reja.

Megjithatë, sipas raportit, këto grupe ende janë të afta për ndërmarrjen e sulmeve vdekjeprurëse.

Raporti, që mbrëmë iu dorëzuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, thotë se al-Kaida dhe grupet që bashkëpunojnë më të janë “më të ndryshme dhe më të dallueshme se më parë, dhe janë të bashkuara vetëm nga ideologjia dhe përkushtimi për dhunë terroriste”.
XS
SM
MD
LG