Ndërlidhjet

Lon Snowden: Putini nuk do të ndikohet nga presioni i SHBA-ve


Dokumenti i ri për statusin e refugjatit në Rusi për Edward Snowdenin
Dokumenti i ri për statusin e refugjatit në Rusi për Edward Snowdenin
Lon Snowden, babai i ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka thënë se ai nuk beson se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, do të bie nën ndikimin e presionit të Shteteve të Bashkuara dhe ta ekstradoj djalin e tij.

Mëtutje, në intervistën për agjencinë Reuters, ai tha se e respekton Putinin për fuqinë e tij të treguar duke i dhënë azil Edward Snowdenit në Rusi.

Edward Snowden, që në Shtetet e Bashkuara është i kërkuar për shkak se ka dhënë informacione për programet e fshehta globale të vëzhgimit, pat arritur në Moskë më 23 Qershor, ndërsa në aeroportin Sheremetyevo i kaloi pesë javë, derisa mori azil për një vit.

Lon Snowden tha se shpreson se së shpejti do të udhëtoj në Rusi për ta parë djalin e tij.

Ai i ka shprehur mbështetje duke thënë se “djali im i ka zbuluar abuzimet reale nga qeveria” e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG