Ndërlidhjet

Saakashvili: Gati për këmbim të NATO-s me rajonet separatiste


Mikheil Saakashvili

Mikheil Saakashvili

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, ka thënë se kishte provuar t’i shmanget konfliktit me Rusinë në vitin 2008, duke propozuar që Gjeorgjia të tërhiqet nga ambicjet për anëtarësim në NATO, në këmbim të ndihmës ruse për Osetinë Jugore dhe Abhazinë.

Duke folur me rastin e pesëvjetorit të luftës së shkurtër Rusi-Gjeorgji, Saakashvili i tha televizonit Rustavi 2, se këtë ofertë e kishte bërë në një takim në Moskë, në Shkurt të vitit 2008.

“I thamë Putinit se ne ishim gati t’i themi jo NATO-s”, tha Saakashvili.

Sipas Saakashvilit, në këmbim, Gjeorgjia dëshironte ndihmë për dy territoret separatiste dhe ishte e gatshme t’i njihte interesat ruse në Abhazi.

Lufta pesëditëshe në Gusht të vitit 2008, përfundoi me largimin e forcave të Gjeorgjisë nga Osetia Jugore dhe Abhazia, nga ushtria e Rusisë, ndërsa Moska e njohu deklaratën e pavarësisë së Osetisë Jugore dhe Abhazisë.
XS
SM
MD
LG