Ndërlidhjet

Kosovë: Festohet Bajrami


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Besimtarët myslimanë në Kosovë sot e shënojnë Festën e Bajramit.

Manifestimi qendror i Faljes së Bajramit u bë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Mbrëmë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar të gjithë besimtarëve këtë festë, me ç’rast ka ftuar që në “mes të njerëzve të dominoi uniteti, vëllazërimi, harmonia, solidariteti dhe bashkimi i ndërsjellët, sepse vetëm kështu jeta do ta ketë kuptimin e saj”.

Urime për Festën e Bajramit kanë dërguar edhe zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe liderët politikë.
XS
SM
MD
LG