Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Besimtarët myslimanë në Shqipëri sot e shënojnë Festën e Bajramit.

Ceremonia e Faljes së Bajramit u bë sot herët në mëngjes në Tiranë, në xhaminë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pjesëmarrjen e një numri të madh të besimtarëve myslimanë.

Lideri i komunitetit mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça, u ka uruar besimtarëve myslimanë paqe dhe harmoni në mes njëri-tjetrit, raportojnë mediat lokale.

Në urimin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pos tjerash, theksohet se kjo festë, “më e madhe dhe më e bukur e myslimanëve”, le të shërbejë që “ta shohim botën dhe jetën me sytë e të dobëtëve dhe të varfërve”.

Ai apeloi që të mposhtet “me mjete paqësore, me sakrifica si Ramazani dhe Festa e Bajramit, kultura e urrejtshme e sherrit”, që sipas tij është “trashëguar nga e kaluara diktatoriale”.
XS
SM
MD
LG