Ndërlidhjet

Gjeorgji: Shënohet pesëvjetori i luftës me Rusinë


Pamje e Tbilisit
Pamje e Tbilisit
Në Gjeorgji po shënohet pesëvjetori i luftës me Rusinë në vitin 2008, lidhur me rajonin separatist gjeorgjian, Osetia Jugore.

Gjatë ditës janë përkujtuar viktimat e luftës dhe është mbajtur paradë ushtarake në qytetin Gori.

Lufta pesëditëshe Gjeorgji – Rusi, një muajin Gusht të vitit 2008, përfundoi ashtu që forcat ruse i detyruan trupat gjeorgjiane që të tërhiqen nga Osetia Jugore, ndërsa Moska e njohu deklaratën e pavarësisë së shpallur nga Osetia Jugore dhe rajoni tjetër separatist gjeorgjian, Abhazia.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, tha se rregullimi i kufirit me Rusinë është i pamundshëm, meqë Tbilisi kurrë nuk do të heq dorë nga territoret e veta, për të cilat tha se janë “okupuar nga Rusia”.
XS
SM
MD
LG