Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Qeveria i përgënjeshtron raportet për sulm kundër Assadit


Presidenti Assad duke u larguar pas faljes së Bajramit në kryeqytetin Damask

Presidenti Assad duke u larguar pas faljes së Bajramit në kryeqytetin Damask

Ministri i informatave i Sirisë, Omran Zoabi, i ka përgënjeshtruar raportet nga opozita se konvoji i presidentit, Bashar al-Assad, ishte goditur nga zjarri i kryengritësve, derisa ai ishte nisur për në një xhami në kryeqytetin Damask.

Një njësi e Armatës së Lirë të Sirisë opozitare, nëpërmjet një kumtese të sotme, ka njoftuar se konvoji i Assadit “është goditur me artileri”.

Aktivistët e tjerë, poashtu, kanë raportuar për raketa të hedhura në lagjen Malki të Damaskut, që ishte rrethuar nga forcat e sigurisë.

Por, ministri Zoabi tha se “lajmi është kryejtësisht i pavërtetë”, ndërsa Televizioni shtetëror ka treguar pamje të asaj që u tha se është video e faljes së Assadit në një xhami.

Anëtari i opozitës siriane, Wahid Sagar, i tha Televizionit Al Arabiya se Assadi mund të ketë qenë në ndonjë konvoj tjetër, e jo në atë që është sulmuar.
XS
SM
MD
LG