Ndërlidhjet

Afganistan: Nga shpërthimi në varreza – së paku 10 të vrarë


Policia e Afganistanit në Ghani Khel
Policia e Afganistanit në Ghani Khel
Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku 10 vetë janë vrarë, përfshirë edhe fëmijë dhe gra, nga eksplodimi në varreza, në pjesën lindore të Afganistanit.

Dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se bomba kishte eksploduar në varrezat në Ghani Khel të provincës Nangarhar.

Nga eksplodimi ka pasur edhe të plagosur.

Numri i të vrarëve është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Nangahrar, Hazrat Hussain Mashriqiwal,

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.

Incidenti ndodhi derisa në Afganistan, sikur edhe në vendet e tjera me popullatë myslimane, po festohet Bajrami .

Shumë myslimanë për Bajram i vizitojnë varrezat e të afërmëve.
XS
SM
MD
LG