Ndërlidhjet

SEEMO: Politikanët në Serbi të mos bëjnë presion ndaj mediave


Logo of South East Europe Media Organisation - SEEMO

Logo of South East Europe Media Organisation - SEEMO

Organizata për Media në Evropën Juglindore, SEEMO, që është pjesë e Institutit Ndërkombëtar të Shytpit (IPI), i ka dënuar kërcënimet e raportuara kundër gazetarëve nga personeli i Komunës në qytetit Nish në Serbi.

Sipas burimeve lokale, më 6 Gusht, sigurimi i komunës në këtë qytet, i ka përzënë anëtarët e ekipit televiziv Belle Amie.

Në videon e incizuar me këtë rast, shihet pjesëtari i sigurisë duke iu kërcënuar atyre dhe duke i detyruar të largohen nga objekti.

Në pyetjet e gazetarëve se përse veprohet në këtë mënyrë, rojtari ka thënë se këtë e bënë pasi ka urdhër.

“Gazetarët në nivelin lokal në Serbi shpehshherë janë viktima të kërcënimeve nga politikanët lokalë ose njerëzit e biznesit”, thotë sekretari i përgjithshëm i organizatës SEEMO, me seli në Vjenë, Oliver Vujoviq, dhe ka kërkuar “nga autoritetet politike në Nish, që të përmbahen nga presioni ndaj mediave, ndërsa policia të zhvilloj hetime për këtë rast”.
XS
SM
MD
LG