Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës në funeral – u vranë disa policë


Një polic e shikon makinën e shpuar nga plumbat pas një sulmi në qytetin Kueta

Një polic e shikon makinën e shpuar nga plumbat pas një sulmi në qytetin Kueta

Së paku 25 vetë janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës gjatë një funerali në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.

Policia tha se pjesa më e madhe e të vrarëve, nga sulmi i sotëm në qytetin Kueta, në provincën Baluçistan, janë policë

Janë plagosur edhe afro 40 të tjerë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe shefi i operacioneve të policisë në Kueta, Fayyaz Sumbal.

Shefi i policisë në këtë qytet, Mir Zubair Mahmood, tha se funerali ishte mbajtur për një polic, i cili ishte vrarë më herët gjatë ditës në Kueta.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Raportohet se në Baluçistani ka shumë militantë, përfshirë talibanë, grupe sektare, kryengitës separatisë, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG