Ndërlidhjet

Tajlandë: Shkatërrohen mbi 200 kg heroinë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në Bankok të Tajlandës janë djegur më shumë se 200 kilogramë heroinë, ndërsa katër persona janë arrestuar, njofton policia e këtij vendi.

Policia, pasi e ka pranuar informacionin se një grup i të huajve do ta nxjerrin drogën nga Tajlanda, ka arrestuar një banorë vendës 39 vjeçar, në një nga hotelet e kryeqytetit.

Më pas në aeroportin e vendit, në përpjekje për ta dërguar drogën për në Hong Kong, janë arrestuar dy kinezë dhe një banor tjetër vendës për posedim të drogës.

Tajlanda është qendër e tregtisë së drogës në atë rajon.

Veriu i këtij shteti, Laos dhe Birmania konsiderohen si “trekëndëshi i artë” për tregti me drogën.
XS
SM
MD
LG