Ndërlidhjet

logo-print

Lipman: Anulimi i takimit Obama - Putin, ngjarje dramatike


Analistja politike ruse, Maria Lipman

Analistja politike ruse, Maria Lipman

Anulimi i takimit Obama – Putin nga ana e amerikanëve është një çështje e madhe, vlerëson analistja politike ruse, Maria Lipman.

Gjatë intervistës me agjencinë e lajmeve Reuters, Lipman ka komentuar për vendimin e Shtëpisë së Bardhë që Obama megjithëse do të marrë pjesë në takimin e 20 industrive më të zhvilluara në botë në Shën Petersburg, nuk do të takohet veç e veç me Putinin.

“Kjo është një lëvizje dramatike dhe sipas mediave amerikane, asnjë anulim i tillë nuk ka ndodhur me dekada në SHBA. Në anën tjetër, anën ruse apo më mirë të theme pala sovjetike, Nikita Khrushçev e kishte anuluar takimin me presidentin amerikan Dwight Eisenhower kur aeroplani me të cilin udhëtonte një spiun amerikan ishte rrëzuar në territorin sovjet në vitin 1960. Pra, kjo vërtetë është e pa-precedent dhe shumë dramatike”, ka vlerësuar Lipman.

Analistja ruse që punon për Carnegie Endowment for International Peace gjithashtu ka vlerësuar se Putin asnjëherë nuk do e ekstradojë ish kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden pasi ky i fundit zbuloi programet e vëzhgimit të internetit dhe telefonatave nga amerikanët.

“Unë mendoj që Putin nuk do e ekstradojë Snowdenin. Aio ka qenë bindës në qëndrimin e tij prej lideri që nuk dorëzohet para presionit amerikan, dhe që nuk bën lëshime për SHBA-të, që mban qëndrim që të tjerët mund të përulën para Amerikës, por jo unë. Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për të”, vlerëson analistja ruse, Maria Lipman.
XS
SM
MD
LG