Ndërlidhjet

logo-print

Obama pritet t'i ofrojë ndihmën amerikane kryeministrin grek, Samaras


Kryeministri grek, Antonis Samaras (Ilustrim)

Kryeministri grek, Antonis Samaras (Ilustrim)

Kryeministri grek pritet të marrë mbështetjen e Washingtonit për tu përballur me problemet e shtetit të tij në lidhje krizën e thellë ekonomike kur ai të takohet me presidentin, Barack Obama të enjtën.

Mirëpo, mëngjesin e ditës së takimit, u publikuan të dhëna të reja që kujtojnë situatën e rëndë që po e kalon Greqia.

Të dhënat e reja qeveritare greke kanë treguar se papunësia ka arritur një nivel të ri record prej 27.6%, të dhëna këto për muajin maj.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se takimi i Obamës me kryeministrin, Antonis Samaras “e nenvizon përkrahjen e rregullt për përpjekjet greke për reformimin e ekonomisë së tyre dhe promovimin e kthimit në prosperitet”.

Prej vitit 2010, Greqia është duke mbijetuar në paratë e pakos ndihmëse prej 319 miliardë dollarë, shumë kjo e mbledhur prej Fondit Monetar Ndërkombëtar me bazë në Ëashington dhe huazusve evropian.

Mirëpo ekonomia nuk do të jetë e vetmja temë e diskutimeve, pasi Obama do bisedojë me kryeministrin grek edhe për luftën kundër terrorizmit, një marrëveshje të re për tregti të lirë të propozuar e tema të tjera.
XS
SM
MD
LG