Ndërlidhjet

Gauck, i pari lider gjerman që e viziton zonën e krimit nazist në Francë


Presidenti gjerman, Joachim Gauck

Presidenti gjerman, Joachim Gauck

Presidenti gjerman, Joachim Gauck siç informon zyra e tij, do e vizitojë zonën ku nazistët kanë kryer krime gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë një udhëtimi që do e realizojë në Francë muajin e ardhshëm.

Vizita që do realizohet nga data 3 deri më 5 shtator, do të fillojë në Paris ku do të ketë bisedime me presidentin francez, Francois Hollande dhe me kryeministrin, Jean Marc Ayrault, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP

Hollande më pas së bashku me presidentin gjerman, Gauck do të udhëtëojnë drejt Oradour sur Glane, një fshat në qendër të Francës i cili ishte pothuajse zhdukur fare gjatë masakrave naziste më 10 qershor të vitit 1944.

Vetëm gjashtë persona i kanë mbijetuar masakrës, në të cilën 642 persona, kryesisht fëmijë dhe gra janë vrarë.

Në Francë, kjo gjakderdhje e simbolizon thellësinë e barbarizmit nazist ndërsa fshati i shkatërruar është lënë ashtu siç e kanë shkatërruar nazistët, si memorial.

Vizita e Gauck, pozita e të cilit është kryesisht ceremoniale, do të përfundojë në qytetin jugor të Marsejit që këtë vit është kryeqyteti evropian i kulturës.

“Vizita e presidentit (Në Oradour sur Glane) është e para e një udhëheqësi të shtetit gjerman” ka njoftuar zyra e Gauck.

Një rast për krime lufte është ri-hapur në vitin 2010 kur një histotian ka zbuluar dokumente që implikojnë gjashtë të dyshuar që ishin në moshën 80 vjeçare.

Të dyshuarit që atëkohe ishin vetëm 18 dhe 19 vjeç, dyshohet se i kanë urdhëruar banorët, përfshirë edhe 247 fëmijë që të mblidhen në sheshin e fshatit.

Gratë dhe fëmijët më pas janë mbyllur në kishë e cila ishte mbushur me gaz toksik dhe i është vënë zjarri.

Meshkujt janë vrarë me armë zjarri dhe janë djegur, disa prej të cilëve duke qenë ende gjallë.

Rasti i fundit për këtë masakër është ende në pritje të vendimit.

Joachim Gauck, një ish aktivist për të drejtat e njeriut i lindur në Gjermaninë lindore, ka vizituar dy zona të krimeve naziste deri më tash.

Vizita e parë ka qenë në fshatin çek, Lidice në afërsi të Pragës në vitin 2012 dhe halmetin italian të Sant-Anna di Stazzema në muajin mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG