Ndërlidhjet

Një amerikan thotë ka fituar rreth 60 milionë dollarë në lotari


Bileta të lotarisë amerikane, Powerball
Bileta të lotarisë amerikane, Powerball
Lotaria e Minesotas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se një person është paraqitur me një biletë që pretendon se është fituese e lojës së fatit gjatë tërheqjes së jackpotit në vlerë prej 448 milionë dollarëve.

Personi nuk konsiderohet fitues i tërë shumës, pasi në këtë tërheqje llogariten të jenë tri bileta fituese, njofton Reuters

Nëse bileta arrin të verifikohet atëherë konsiderohet të jetë një prej tri biletave fituese dhe ajo do e ketë vlerën 86 milionë dollarë apo 58.3 milionë pasi të llogariten taksat.

Lotaria “Powerball” në Minesota tani është duke u munduar që ta verifikojë dëshminë e këtij personi në fjalë, njofton zëdhënësi i kësaj lotarie.

Sipas zëdhënëses, Debbie Hoffman, raportimet për një fitues të mundshëm u bënë “shumë shpejtë”.
XS
SM
MD
LG