Ndërlidhjet

"The Sun" në Irlandë pa modelet e zhveshura të faqes 3


Pronari i News Corp, pjesë e së cilës është edhe "The Sun", Rupert Murdoch
Pronari i News Corp, pjesë e së cilës është edhe "The Sun", Rupert Murdoch
Edicioni irlandez i gazetës “The Sun”, pjesë e kompanisë “News Corp” të Ruport Murdoch, ka vendosur të mos publikojë më femra me gjinjë të zhveshur apo siç kanë qenë të njohura më shumë si gratë “topless” të faqes 3.

Lajmi është konfirmuar nga redaktorët e gazetës të enjtën.

“The Sun”, edicioni britanik i së cilës është gazeta më e shitur atje, rregullisht ka publikuar fotografi të mëdha të modeleve me gjinjë të zhveshur në faqën tre që prej vitit 1970.

Sidoqoftë, pronari i gazetës, Murdoch ka lënë të kuptojë më herët se ndoshta ka ardhur koha për ndryshim.

Këtë javë, edicioni irlandez në faqen 3 ka publikuar fotografi të ish Mis Botës, Rosanna Davison dhe modeles holandeze, Sylvie vand der Vaart në rroba banjoje për dallim prej fotografive të zakonshme që janë botuar në atë faqe.

“Faqja 3 është jashtëzakonisht e pëlqyer në gazetën ‘The Sun” në Britani” ka thënë redaktori, Paul Clarkson.

“Në ‘The Sun’ të Irlandës ne përpiqemi që të ndajmë kualitetet që e bëjnë gazetën të mrekullueshme në formë të shtypur dhe në atë digjitale, por ne gjithashtu përpiqemi që të kujdesemi për nevojat e lexuesve tanë dhe reflektojmë diferencat kulturore në Irlandë”, ka vazhduar më tej Clarkson.

Kundër faqës 3 prej se ka filluar botimi i femrave me gjinj të zhveshur ka pasur fushata kundër duke e quajtur këtë faqe si degraduese për gruan.

“The Irish Times” ka raportuar se edicioni irlandez i “The Sun” ka telefonuar njerëzit për të kuptuar qëndrimin e lexuesve rreth vendimit për të mos botuar më femra me gjinjë të zhveshur, por vetëm një lexues ka kërkuar rikthimin e tyre.
XS
SM
MD
LG