Ndërlidhjet

Mbyllet konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit


Personeli i sigurisë pakistaneze bënë roje para konsulatës amerikane në Lahore, Pakistan, 5 gusht 2013
Personeli i sigurisë pakistaneze bënë roje para konsulatës amerikane në Lahore, Pakistan, 5 gusht 2013
Departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar personelin jo emergjent qeveritar që të largohet nga konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit.

Raportimet mediale të premtën e kanë cituar një zyrtar amerikan i cili në kushte anonimiteti ka thënë se largimi është urdhëruar për shkak të “kërcënimeve specifike” kundër konsullatës në Lahore.

Në një paralajmërim për udhëtim që është lëshuar të enjtën, Departamenti i Shtetit ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shtyjë të gjitha udhëtimet që nuk janë të domosdoshme për në Pakistan për shkak të kërcënimeve kundër amerikanëve në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG