Ndërlidhjet

Sot mbahen takime të nivelit të lartë amerikano - rus


Gjatë një prej takimeve të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry me homologun e tij rus, Sergei Lavrov
Gjatë një prej takimeve të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry me homologun e tij rus, Sergei Lavrov
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, pritet të takohen sot me homologët e tyre rusë, Sergei Lavrov dhe Sergeri Shoigu megjithë problemet në marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

Takimi i së premtës në Washington pritet të mbahet megjithë njoftimin që e ka bërë Shtëpia e Bardhë të mërkurën se presidenti Barack Obama e ka anuluar një takim veç e veç me presidentin rus, Vladimir Putin i planifikuar për muajin e ardhshëm.

Lidhjet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë janë në një pikë të ulët në disa çështje, njëra prej të cilave ka të bëjë me aprovimin e kërkesës për azil të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snwoden.

Snowden ju ka dhënë mediave informata sekrete të programve amerikane të vëzhgimit të internetit dhe telefonatave.

Takimi i së premtës pritet të ketë në fokus situatën në Afganistan, Iran, Kore të Veriut si dhe planet amerikano- evropiane për mbrojtje raketore që Rusia e kundërshton ashpër.
XS
SM
MD
LG