Ndërlidhjet

Nagasaki e kujton sulmin me bombë bërthamore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Nagasaki është duke e shënuar 68 vjetorin e hedhjës së bombës bërthamore amerikane në këtë qytet japonez.

Këmbanat kanë rënë në këtë qytet në orën 11 e 2 minuta, kohën e sakt kur bomba e ka goditur qytetin.

Të mbijetuarit e sulmit, të afërmit e tyre, zyrtarë qeveritarë dhe delegatë të huaj kanë mbajtur një minutë heshtjeje për më shumë 70 mijë personat e vrarë në këtë sulm dhe prej rrezatimit pasues gjatë javëve në vijim.

Kryebashkiaku i Nagasakit, Tmohisa Taue, ka bërë një apel të liderët e dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

“Presidenti Obama, presidenti Putin, ju lutëm përkushtoni shtetet e juaja për një reduktim të shpejtuar të arsenalit berthamor”, ka kërkuar Taue.

Bombardimi i Nagasakit ka ndodhur tre ditë pas sulmit të parë me bombë bërthamore që u realizua në qytetin tjetër japonez, Hiroshima.
XS
SM
MD
LG