Ndërlidhjet

Sulme të reja në Pakistan


Pamje nga sulmi i djeshëm vetëvrasës gjatë funeralit të një oficeri policor në Keta të Pakistanit

Pamje nga sulmi i djeshëm vetëvrasës gjatë funeralit të një oficeri policor në Keta të Pakistanit

Persona të armatosur kanë vrarë nëntë persona dhe kanë lënduar 10 të tjerë gjatë një shkëmbimi zjarri në afërsi të një xhamije sunnite, në periferi të qytetit jug-perëndimor pakistanez të Ketas.

Lajmi është bërë të ditur të premtën nga policia e këtij shteti, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Sulmi me armë ka ndodhur pas një sulmi vetvrasës me bombë që e kishte cak funeralin e një polici, ku vranë 38 persona, kryesisht oficerë policorë në të njejtin qytet.
XS
SM
MD
LG