Ndërlidhjet

Digjet një aeroplan ushtarak në Mogadishu


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një aeroplan ushtarak është përfshirë nga zjarret pak caste pas zbritjes në tokë në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit somalez, Mogadishu.

Pas përfshirjes nga zjarri, siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, një masë e dendur e zezë e tymit është parë në qiell.

Shpërthime të vogla janë dëgjuar nga aeroplani i dëmtuar.

Punonjësit e aeroportit kanë thënë së shpërthimet kanë ndodhur për shkak municionet brenda në bord.

“Ne kemi dëgjuar shpërthimet derisa digjej aeroplani. Digjej jashëtzakonisht shumë. Jam i bindur që aeroplani do bëhet hi”, ka thënë një zyrtar i sigurisë së aeroportit agjencisë Reuters.

Burimi ka thënë se zjarri ka qenë aq intensiv saqë zjarrëfikësit e kanë pasur të pamundur ta shujanë atë.

Nuk ka ende informata se çfarë ka ndodhur me ekuipazhin që ka qenë në aeroplan dhe se për ku fluturonte aeroplani.

Aeroplanët ushtarak rregullisht zbresin në aeroportin e këtij qyteti, i cili gjithashut shërben si shtabi qëndro i forcave të Unionit Afrikan të cilët i luftojnë militantët islamik të lidhur me Al Kaedën.
XS
SM
MD
LG