Ndërlidhjet

Vërshimet shkaktojnë dy viktima në Rusi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Vërshimet në një rajon të Rusisë kanë vrarë së paku dy persona.

Policia rajonale e Çelyabinsk Obalstit ka thënë të premtën se vërshimet që janë shkaktuar nga të reshurat e vazhdueshme kanë shkatërruar digën dhe kanë marrë me vete një veturë në të cilin ishin dy persona, duke i vrarë që të dy.

Rreth 1000 banorë të Çelyabinsk Oblastit dhe republikës fqinje të Bashkortostanit janë evakuuar.

Shiu vazhdon të bie në këtë rajon.

Të enjtën, vërshimet e kanë goditur rajonin Amur Oblast në pjesën lindore të Siberisë.

Disa fshatra dhe qytete në këtë rajon janë prekur nga nivelet e larta të ujit.

Autoritetet lokale kanë evakuuar qindra banorë të zonës.
XS
SM
MD
LG