Ndërlidhjet

Mbyllen shërbimet e koduara të e-maileve që përdorte Snowden


Dokumentet e reja ruse të spiunit të arratisur amerikan, Edward Snowden
Dokumentet e reja ruse të spiunit të arratisur amerikan, Edward Snowden
Një shërbim e-maili i koduar që është përdorur nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane , Edward Snowden është mbyllur.

Të enjtën, Ladar Levison, pronari i kompanisë me bazë në Teksas, Lavabit, ka thënë që arsyet ligjore e ndalojnë atë që të sqarojë vendimin e tij, por ai ka thënë se më me dëshirë i ndërprenë shërbimin se sa “të bëhet bashkëpunëtor në krime kundër popullit amerikan”.

Një tjetër shërbimi e-maili i koduar, “Silent Circle” gjithashtu e ka mbyllur shërbimin e tij, “Slient Mail” të enjtën.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit, “Tech Crunch”, shefi i kompanisë ka thënë: “ne donim që të jemi pro-aktiv sepse ne e dinimin që qeveria amerikane do na vinte nga pas”.

Snowden e ka pranuar që ju ka dhënë mediave programet e vëzhgimit amerikan të internetit dhe telefonatave.

Më 1 gusht, Rusia i ka dhënë atij azil të përkohshëm, duke nxitur kështu tensionet në mes të Washingtonit e Moskës edhe më.
XS
SM
MD
LG