Ndërlidhjet

"Bloodhound Gang" i ndalohet hyrja në Rusi për pesë vjet


Basisti i grupit "Bloodhound Gang", Jared Hasselhoff
Basisti i grupit "Bloodhound Gang", Jared Hasselhoff
Zyrtarët e imigracionit rusë ju kanë ndaluar hyrjen në Rusi grupit amerikan të muzikës rok, “Bloodhound Gang”, për pesë vjet.

Shefi i Shërbimit të Migracionit të Rusisë, Oleg Molodyevski ka njoftuar të premtën se grupi në fjalë e ka të ndaluar që të futet në Rusi pasi basisti i grupit, Jared Hasselhoff është fotografuar duke e vendosur flamurin rus nën pantollonat e tij gjatë një koncerti në qytetin Odesa të Ukrainës.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik.

Hasselhofit i është ndaluar hyrja edhe në Ukrainë për pesë vjet, një vendim ky që është marrë më 6 gusht pasi ai ka urinuar në një flamur të Ukrainës gjatë koncertit të mbajtur në Kijev më 30 korrik.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt ka thënë të mërkurën se veprimi i këtij grupi është “ofendues dhe i pa-pranueshëm”.

Më 5 gusht, ministria e brendshme ruse ka hapur rast penal kundër Hasselhoff me akuzën për fyerje të flamurit.
XS
SM
MD
LG