Ndërlidhjet

logo-print

Arabi Saudite: Arrestohen dy militantë të dyshuar të Al Kaedës


Udhëheqësi i Al Kaedës, Ayman al-Zawahri

Udhëheqësi i Al Kaedës, Ayman al-Zawahri

Arabia Saudite ka arrestuar dy persona që dyshohet se janë pjesëtarë të Al Kaedës dhe të cilët besohet se kanë qenë duke komplotuar sulme kundër ambasadave perëndimore.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SPA e ka vituar zëdhënësin e ministrisë së brendshme, General Mansour al Turki, duke thënë se të dy personat, njëri nga Jemeni dhe tjetri nga Çadi, kanë qenë në kontakt me degën jemenase të Al Kaedës në Gadishullin arabik.

Al Turki ka thënë se të dy kanë qenë duke shkëmbyer informacine rreth sulmeve vetëvrasëse në rajon përmes mediave sociale.

Ai ka shtuar se i dyshuari nga Çadi e ka pasur të ndaluar të hyjë në Arabinë Saudite, por është kthyer duke e përdorur një pasaportë që është lëshuar nga një shtet tjetër.

Këto arrestime janë bërë pasi SHBA-të dhe disa shtete perëndimore kanë njoftuar për mbylljen e misioneve të tyre diplomatike në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore për shkak të shqetësimeve nga sulmet e mundshme terroriste.
XS
SM
MD
LG