Ndërlidhjet

Vazhdojnë polemikat për Lojrat dimërore Olimpike


Medalet e arta të lojrave dimërore olimpike në Soçi të Rusisë
Medalet e arta të lojrave dimërore olimpike në Soçi të Rusisë
Po vazhdojnë polemikat rreth asaj se a duhet marrë Rusisë të drejtën për organizimin e lojrave dimërore olimpike apo jo.

Reagimet ndërkombëtare në mesin e të cilave edhe personalitete të njohura të artit kanë kërkuar që Rusisë t’i merret e drejta e organizimit të lojrave olimpike për shkak të masave të reja kundër homoseksualve.

Një grup i aktivistëve për të drejtat e homoseksualve i ka dorëzuar ambasadorit rus në OKB, Vitali Çurkin një peticion kundër ligjit rus që e ndalon “propagandën homoseksuale” gjatë lojrave olimpike që do mbahen në Soçi të Rusisë.

Andre Banks, themeluesi i organizatës “All Out” ka shkuar në rezidencën e ambasadorit në Nju Jork ku i ka dorëzuar peticionin dhe ka bërë një bisedë të shkurtër me të.

"Unë mendoj që ajo që ne duhet të shohim tani është tërheqja e këtyre ligjeve. Unë mendoj që shumë njerëz janë duke folur hapur para olimpiadës dhe ajo çfarë kemi dëgjuar edhe nga ministri i sportit të Rusisë është se këto ligje do të zbatohen edhe ndaj atletëve të olimpiadës”, ka thënë Banks.

Ndërkaq ambasadori rus në OKB ja duke hyrë në rezidencën e tij, ja ka kthyer:

"Ne kemi pasur qindra ngjarje sportive. Rasti i fundit ka qenë universiada ku kanë marrë pjesë 10 mijë atletë, dhe aty nuk ka pasur asnjë problem. Pra, mos u shqetësoni.Të gjithë atletët, mund t’iu them juve, do të jenë shumë mirë. Por, ne presim që të gjithë gjithashtu të respektojnë ligjet tonë”, ka këmbëngulur Çurkin.

Ligjet e reja ruse parashohin dënime të rënda për ata që siç e thotë ligji i ri rus, “bëjnë propagandë në favor të lidhjeve seksuale jo tradicionale”, duke menduar në lidhjet mes gjinive të njejta.

Disa prej atletëve ndërkombëtarë që janë hapur të deklaruar si homoseksual dhe të cilët janë pjsë e ekipeve të shteteve pjesëmarrëse në lojrat olimpike në Soçi të Rusisë kanë shprehur shqetësim për ligjet e reja ruse.
XS
SM
MD
LG