Ndërlidhjet

4 viktima pas aksidentit me aeroplan në Mogadishu


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Katër të vrarë është bilanci i zbritjes së dhunshme të aeroplanit ushtarak të Etiopisë në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë.

Lajmi është bërë i ditur nga forcat e sigurisë së Somalisë i cili ka njoftuar se pasi ka prekur tokën, aeroplani është përfshirë nga zjarri.

“Ka qenë një aeroplan mallrash ushtarak ndërsa në të kanë qenë gjashtë persona”, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, një zyrtar i sigurisë i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri.

“Katër prej tyre kanë vdekur ndërsa dy është arritur të shpëtohen”, ka thënë i njejti zyrtar.

Pas përfshirjes nga zjarri, një masë e dendur e zezë e tymit është parë në qiell, ndërsa aeroporti më pas është mbyllur.

Shpërthime të vogla janë dëgjuar nga aeroplani i dëmtuar.

Punonjësit e aeroportit kanë thënë së shpërthimet kanë ndodhur për shkak municionet brenda në bord.

“Ne kemi dëgjuar shpërthimet derisa digjej aeroplani. Digjej jashëtzakonisht shumë. Jam i bindur që aeroplani do bëhet hi”, ka thënë një zyrtar i sigurisë së aeroportit agjencisë Reuters.

Burimi ka thënë se zjarri ka qenë aq intensiv saqë zjarrëfikësit e kanë pasur të pamundur ta shujanë atë.

Aeroplanët ushtarak rregullisht zbresin në aeroportin e këtij qyteti, i cili gjithashtu shërben si shtabi qëndror i forcave të Unionit Afrikan të cilët i luftojnë militantët islamik të lidhur me Al Kaedën.
XS
SM
MD
LG