Ndërlidhjet

Hetohet BBC për shkak të pagesave të mëdha të menaxherëve


Drejtori gjeneral i BBC, Tony Hall dhe shefi i bordit, Chris Patten, në ambientet e transmetuesit publik britanik

Drejtori gjeneral i BBC, Tony Hall dhe shefi i bordit, Chris Patten, në ambientet e transmetuesit publik britanik

Detektivët britanik të ekipeve të mashtrimit janë duke e ekzaminuar nëse pagesat jashtëzakonisht të mëdha që u janë bërë menaxherëve të lartë të radio televizionit publik britanik, BBC përbëjnë shkelje penale kushtetuese, ka njoftuar të premtën policia në Londër.

Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, muajin e kaluar Zyra e Auditimit Kombëtar në Britani, ka verifikuar se mediumi publik britanik ka shkelur politikat e saj edhe ashtu bujare sa i përket pagesave shtesë pa ndonjë arsye.

Kjo zyrë ka thënë se 60 milion funta apo mbi 90 milion dollarë u janë paguar menaxherëve të lartë prej vitit 2005 deri në mars të këtij viti, ndërsa ka gjetur se në 14 nga 60 rastet e rishikuara, menaxherët kanë marrë më shumë para se sa që u ka takuar, duke ju shkaktuar kështu humbje taksapaguesve në vlerë prej 1 milion funta.

Disa prej këtyre pagesave shumë të larta, sipas raportit thuhet se janë aprovuar nga ish Drejtori i BBC, Mark Thompson.

Ky i fundit tani është shefi i gazetës, “New York Times”.

Shqetësim për këtë ka shprehur edhe bordi udhëheqës i transmetuesit publik, mirëpo ata e kanë hedhur poshtë mundësinë që kjo të përbëjë krim.
XS
SM
MD
LG