Ndërlidhjet

Putin s'ka arritur marrëveshje me Arabinë Saudite për Sirinë


Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin me princin saudit Bandar
Fotografi arkivi e presidentit rus, Vladimir Putin me princin saudit Bandar
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka arritur marrëveshje me Arabinë Saudite që të zvogëlojë përkrahjen për presidentin sirian, Bashar al Assad në këmbim të çështjeve ekonomike duke e përfshirë edhe një marrëveshje për armatim, ka njoftuar Kremlini të premtën.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se shefi i inteligjencës saudite, Princi Bandar, ja ka bërë këtë propozim Putinit gjatë bisedimeve që janë mbajtur javën e kaluar në Moskë.

Mirëpo, këshilltari i Putinit për çështje të jashtme, Yuri Ushakov ka thënë se asnjë marrëveshje nuk është diskutuar në detaje.

Ai gjithashtu ka thënë se asnjë detaj rreth bashkëpunimit ushtarak nuk është diskutuar, por nuk e ka hedhur poshtë raportimin se një propozim në vija të gjëra i është bërë Putinit.

"Putini nuk ka diskutuar një marrëveshje në detaje”, ju ka thënë Ushakov reporterëve.

Princi Bandar dhe Putini kanë “demonstruar nivelin e njejtë të shqetësimit” rreth konfliktit në Siri, ka thënë ai.

Rusia e ka përkrahur Assadin me armë dhe përkrahje diplomatike gjatë gjithë luftës, për ç’arsye çfarëdo ndryshimi në qëndrimin e Moskës do të hiqte një pengesë të madhe për veprim në Siri nga Këshilli i Sigurimit në OKB.

Burime opozitare siriane të afërta me Arabinë Saudite, i kanë thënë Reutersit se Princi Bandar ka sygjeruar blerjen e armëve ruse në vlerë prej 15 miliard dollarë si dhe sigurimin që gazi i Gjirit nuk do e rrezikojë pozicionin rus si furnizuesi kryesor me gaz i Evropës.

Në këmbim të kësaj, Arabia Saudite kërkon nga Moska që të zvogëlojë përkrahjen për Assadin dhe të pajtohet që të mos bllokojë ndodnjë rezoutë të Këshillit të Sigurimit për Sirinë, i kanë thënë këto burime Reutersit.
XS
SM
MD
LG