Ndërlidhjet

Takimi Rohani - Putin, më 13 shtator


Fotografi arkivi e presidentit iranian, Hasan Rohani
Fotografi arkivi e presidentit iranian, Hasan Rohani
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet për herë të parë me presidentin e sapo inaguruar iranian, Hasan Rohai në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek më 13 shtator.

Këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov ka thënë në Moskë gjatë një konference me gazetarë se të dy presidentët do të takohen gjatë mbajtjes së samitit të Organizatës së Bashkëpunimit në Shangai.

Irani ka status vëzhguesi në këtë organizatë ku anëtarë janë Kina, Kazakistani, Kirgizstani, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Ushakov ka thënë se takimi është aranzhuar me kërkesë të Rohanit.

Putini është takuar me paraardhësin e Rohanit, Mahmud Ahmedinexhad në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG