Ndërlidhjet

Cowell dhe Stern më të paguarit e TV amerikan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Simon Cowell, anëtari me qëndrime të ashpra i jurisë së emisionit për gjetjen e talenteve të reja, “The X Factor” e ndanë vendin e parë si personaliteti më i paguar i televizionit amerikan me Howard Stern, anëtar i jurisë së programit “America’s Got Talent”.

Agjencia e lajmeve Reuters e citon një raport të versionit digjital të revistes, Forbes.com se britaniku 53 vjeçar Cowell ka kaluar nga pozita e tretë në të parën, derisa Stern është ngritur për një pozitë.

Të dy kanë fituar përafërsisht nga 95 milionë dollarë për vitin që e lam pas deri në qershor të këtij viti.

Ata e kanë lënë prap moderatorin e njohur konservator, Glen Beck i cili për periudhën e njejtë ka fituar 90 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG