Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Ka vazhduar procesi kundër të akuzuarit në Fort Hood


I akuzuari për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë Nidal Hasan

I akuzuari për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë Nidal Hasan

Procesi gjyqësor ushtarak kundër majorit të ushtrisë amerikane, Nidal Hasan, të akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve dhe plagosjen e disa të tjerëve, ka vazhduar për të dytën ditë me radhë.

Gjatë procesit, dëshmitarët janë shprehur për atë se si majori Hasan kishte hyrë në një lokal të bazës Fort Hood, në muajin Nëntor të vitit 2009, dhe ka hapur zjarr.

Ushtarakja Meagan Martinez e identifikoi majorin Hasan dhe tha se “ai ka hapur zjarr kundër çdo gjëje që lëvizte”.

Nga ana tjetër, ushtarakja Maria Guerra, e ka përshkruar skenën pas të shtënave, duke thënë se kishte parë “trupa të pajetë gjithkah, ka parë gjak dhe askush nuk ka lëvizur”.

Majori Nidal Hasan ka pranuar se ka hapur zjarr kundër ushtarëve, por pretendon se ka vepruar për t’i parandaluar trupat, që të mos vrasin myslimanë.

Nidal Hasan është mysliman i lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindërit palestinezë.
XS
SM
MD
LG