Ndërlidhjet

Rusi: Përgënjeshtrohet arritja e marrëveshjes për Sirinë


Pamje e Kremlinit në Moskë

Pamje e Kremlinit në Moskë

Kremlini ka përgënjeshtruar se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka arritur marrëveshje me Arabinë Saudite, për ta zvogëluar mbështetjen për regjimin në Siri, në këmbim për stimulime ekonomike, përfshirë edhe një marrëveshje të volitshme për armatim.

Agjencia Reuters ka raportuar se shefi i inteligjencës së Arabisë Saudite, Princi Bandar, këtë propoziam ia ka bërë Putinit në bisedat e javës së kaluar në Moskë.

Por, këshilltari për politikë të jashtme i Rusisë, Yury Ushakov, tha sot se kurrfarë marrëveshje nuk është diskutuar në “detaje”.

Rusia është njëri nga mbështetësit më të fuqishëm të regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Sipas raporteve të mediave, Princi Bandar, ka propozuar që Arabia Saudite të blejë 15 miliardë dollarë armatim nga Rusia dhe ka siguruar se gazi i Arabisë Saudite nuk do ta rrezikonte pozitën e Rusisë si furnizuesi kryesor i gazit në Evropë.

Në këmbim, Arabia Saudite ka dëshiruar që Moska të pajtohet që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mos e bllokoj asnjë rezolutë për Sirinë.
XS
SM
MD
LG