Ndërlidhjet

Spanjë: Të gjitha masat për mbrojtjen e Gjibraltarit


Gjibraltari

Gjibraltari

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, tha se vendi i tij do t’i ndërmarrë “të gjitha masat e domosdoshme” për t’i mbrojtur interesat e saja në Gjibraltar, për shkak të mospajtimeve me Londrën.

Britania e ka akuzuar Spanjën për krijim të qëllimshëm të pritjeve të gjata për shkak të kontrollit të shtuar të makinave, që hyjnë në Gjibraltar, nga ana e kufitarëve të Spanjës.

Londra tha se kontrollet bëhen për shkak të hakmarrjes ndaj planeve të Gibraltarit për krijimin e një shkëmbi artifical nënujor.

Por, Spanja argumenton se kontrolli është i nevojshëm meqë Gjibraltari, me sovranitet britanik, nuk është pjesë e zonës Shengen për lëvizje të lirë

Spanjollët, pooashtu, theksojnë se kontrolli është i nevojshëm për shkak të luftimit të kontrabandës.

Në vitin 1713 Spanja ia kaloi Britanisë sovranitetin ndaj Gjibraltarit, por tash një kohë të gjatë kërkon që ky territor duhet të jetë nën sovranitetin e Spanjës.
XS
SM
MD
LG