Ndërlidhjet

Turqia kërkon që shtetasit e saj të largohen nga Libani


Ilustrim

Ilustrim

Turqia u ka tërhequr vërejtjen shtetasve të vet që të mos udhëtojnë pa ndponjë rast të domosdoshëm në Liban dhe u ka bërë thirrje atyre që janë në këtë vend, të kthehen në Turqi.

Ky alarm u dha pas rrëmbimit të sotëm të dy pilotëve të kompanisë Turkish Airlines nga persona të armatosur afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Pilotët ishin marrë nga autobusi, i cili qarkullon në ralacionin ndërmjet hotelit dhe aeroportit.

Mediat e Libanit thanë se grupi i quajtur Zuwwar al-Imam Rida e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbim.

Raportohet se grupi ka thënë se të dy pilotët do të liroheshin në këmbim për nëntë pelegrinë shiitë libanezë, që mbahen në Siri.

Turqia i mbështet kryengritësit në Siri, derisa grupet shiite libaneze e mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG