Ndërlidhjet

KNO: Kërkohet sqarim për ligjin kundër homoseksualëve


Presidenti i KON-it Jacques Roggue

Presidenti i KON-it Jacques Roggue

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (KNO) thotë se kërkon më tepër qartësi nga Rusia lidhur me ligjin kundër homoseksualëve, i cili u ka hedhur hije përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë, në vitin 2014.

Presidenti i KON-it, Jacques Rogge, duke folur në një konferencë për gazetarë sot në Moskë, tha se megjithë se ka marrë siguri nga organizatorët, ende ka “paqartësi”, që duhet të sqarohen më tepër.

Ligji kundërthënës, i nënshkruar nga presidenti Vlladimir Putin, në muajin Qershor, e ndalon “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale seksuale” dhe parasheh dënime ndaj atyre që mbajnë parada të krenarisë homoseksuale.

Kjo ka shkaktuar tmerr ndërkombëtar dhe ka nxitur thirrje për bojkot të Lojërave Olimpike në Soçi.

Zoti Rogge e ka riafirmuar përkushtimin për Olimpiadë pa diskriminim, duke thënë se “sporti është e drejtë njerëzore dhe në të duhet të kenë qasje të gjithë, pa marrë parasysh gjininë, racën apo orientimin seksual”.
XS
SM
MD
LG