Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Takim i nivelit të lartë SHBA – Rusi


John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov para tkaimit të tyre në Uashington

John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov para tkaimit të tyre në Uashington

Në Uashington sot ka filluar takimi i sekretarit të jashtëm amerikan, John Kerry, dhe i sekretarit të mbrojtjes, Chuck Hagel, me ministrin e jashtëm të Rusisë, Seregi Lavrov dhe ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Në hapje të bisedimeve, zoti Kerry, theksoi se në raportet ndërmjet dy vendeve ka sfida.

“Nuk është fshehtësi se ne kemi pasur disa momente sfiduese dhe qartas, jo vetëm lidhur me rastin Snowden. Ne do të diskutojmë për këto dallime. Por, ky takim mbetet i rëndësishëm dhe jashtë rënieve e ngritjeve dhe mbi momentet e mospajtimeve. Për ne është me rëndësi që të gjejmë mënyra për të bërë progres në mbrojtjen raketore dhe në çështjet e tjera strategjike, përfshirë Afganistanin, Iranin, Korenë Veriore dhe Sirinë”, tha John Kerry.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka theksuar se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë.

“Agjenda jonë është e gjërë dhe përfshinë, natyrisht, çështje ku ne kemi mospajtime. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë për këto, në mënyrë të qetë. Mua më kujtohet takimi i parë me John Kerryn, në postin e tij të tashëm, kur ai tha se vendet tona kanë përgjegjësi speciale dhe se shumë varet nga ne. Prandaj, ne duhet të punojmë së bashku si të rritur. Kjo është ajo për të cilën ne përpiqemi dhe ne shpresojmë se kjo do të jetë reciproke”, tha Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG