Ndërlidhjet

SHBA do rihapë disa përfaqësi diplomatike


Ilustrim
Ilustrim
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se 18 nga 19 përfaqësitë diplolamtike të SHBA-së, të cilat janë mbyllur gjatë javës së kaluar për shkak të kërcënimeve terroriste, do të rihapen të dielën.

Ambasada amerikane në Sana të Jemenit do të mbetet e mbyllur.

Shumica e punëtorëve amerikanë atje janë urdhëruar të lënë vendin më 6 gusht për shkak të kërcënimeve të përsëritura.

Nëntëmbëdhjetë përfaqësi diplomatike në botën myslimane janë mbyllur më 4 gusht.

Departamenti i Shtetit ka thënë se një mesazh i përgjuar mes udhëheqësve të Al Kaidës, në lidhje me planet për një sulm të madh terrorist, ka çuar në mbyllje.

Një kërcënim i ndarë ka çuar të enjten në mbylljen e konsullatës amerikane në Lahore të Pakistanit. Stafi është evakuar në Islamabad dhe pritet të mbetet atje derisa të hapet ambasada.
XS
SM
MD
LG