Ndërlidhjet

Reeker: Të inkurajohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 3 nëntorit


Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, ka lavdëruar autoritetet në Prishtinë dhe Beograd për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të mbështetur integrimin evropian të të gjitha vendeve të rajonit.

Ai ka thënë se tani është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së 19 prillit, se një gjë e tillë mund të jetë pjesa më e vështirë në bisedimet Prishtinë-Beograd, porse “ajo do të çojë kah mundësitë më të mira ekonomike dhe një jetë më e mirë për qytetarët”.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, Reeker ka thënë se është e rëndësishme që të inkurajohen banorët që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Zyrtari amerikan i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Nju Jork, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG