Ndërlidhjet

Afganistan: 200 militantë të vrarë ose kapur


Afganistan

Afganistan

Ministria e Mbrojtjes në Afganistan ka thënë se mbi 200 militantë janë vrarë ose kapur si rezultat i një operacioni ushtarak, të nisur dy javë më parë nga forcat afgane të sigurisë në lindje të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Zahir Azimi, ka bërë të ditur edhe për vrasjen e 11 ushtarëve afganë.

Luftimet e ashpra kanë qenë të fokusuara në qarkun Azra, në lindje të provincës Logar, dhe në qarkun Hisaral të provincës fqinje Nangarhar.

Azimi ka thënë se militantët që janë vrarë ose kapur përfshijnë çeçenë, pakistanezë dhe arabë, të cilët kanë luftuar së bashku me talibanët.

Operacioni ka ndodhur pasi forcat afgane kanë marrë gjithnjë e më shumë kontrollin e sigurisë në vend, përpara tërheqjes së planifikuar të trupave të udhëhequra nga NATO-ja, në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG