Ndërlidhjet

Vazhdojnë të mbahen peng pilotët turq


Ilustrim
Ilustrim
Persona të armatosur në Liban vazhdojnë të mbajnë peng dy pilotë të kompanisë Turkish Airlines. Ata janë rrëmbyer të premten, jashtë aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.

Kidnpauesit kërkojnë lirimin e nëntë shiitëve libanezë, të cilët janë kapur nga rebelët në Siri.

Ata thonë se nëntë të rrëmbyerit kanë qenë në peligrinazh fetar në Siri, në kohën kur janë kapur.

Grupet shiite të Libanit mbështesin regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Rebelët sirianë janë shumica sunitë dhe mbështeten gjerësisht nga komuniteti i tyre në Liban. Turqia po ashtu mbështet rebelët sirianë.
XS
SM
MD
LG