Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov angazhohen për Sirinë


Sergei Lavrov dhe John Kerry

Sergei Lavrov dhe John Kerry

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ai dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë rënë dakord mbi nevojën e një konference të paqes për Sirinë, e cila do të mbahej “sa më shpejt që të jetë e mundur” në Gjenevë.

Lavrov i ka bërë këto komente në Uashington, pas takimit me Kerryn.

Dy zyrtarët janë pajtuar që të takohen sërish në fund të gushtit.

Kerry ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë mënyra për të punuar rreth dallimeve që kanë për luftën civile në Siri dhe të shënojnë përparim në çështjen e mbrojtjes raketore, Afganistanit, Iranit dhe Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG