Ndërlidhjet

Aksident në Tajlandë, plagosen turistët rusë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Tajlandë ka bërë të ditur se 28 turistë rusë janë lënduar, kur autobusi i tyre është përplasur për një kodër të vogël, pranë një lokacioni turistik.

Policia ka thënë se një total prej 44 pasagjerësh rusë, së bashku me tre anëtarë ekuipazhi, kanë qenë duke udhëtuar drejt një shpelle në provincën Kançanaburi.

Vozitësi ka thënë se ka humbur papritmas kontrollin e timonit.

Autoritetet u kanë thënë të shtunën gazetarëve se tre nga pasagjerët rusë kanë lëndime serioze, ndërsa 25 të tjerët më të lehta.
XS
SM
MD
LG