Ndërlidhjet

Vendi i ekzekutimit të Ceausescut hapet për publikun


Nicolae Ceausescu gjatë fjalimit të fundit publik më 21 dhjetor, 1989.
Nicolae Ceausescu gjatë fjalimit të fundit publik më 21 dhjetor, 1989.
Baza ushtarake, ku diktatori komunist i Rumanisë, Nicolae Ceausescu, dhe gruaja e tij, Elena, janë ekzekutuar më 1989, është restauruar dhe do të rihapet për publikun në shtator.

Sipas mediave rumune, autoritetet kanë vendosur të hapin bazën në Targoviste për shkak të interesimit të madh të turistëve të huaj për të parë vendin se ku ka vdekur diktatori.

“Kemi restauruar dhomën ku ka ndodhur gjykimi dhe dhomën ku çifti Ceausescu ka kaluar natën e fundit”, ka thënë drejtori i muzeut në Targoviste, Ovidiu Carstina.

Ceausescu dhe gruaja e tij kanë ikur nga Bukureshti me helikopter, më 22 dhjetor të vitit 1989, pasi turmat e zemëruara kanë sulmuar selinë e Partisë Komuniste.

Ata janë kapur më pas nga ushtria dhe janë ekzekutuar më 25 dhjetor, 1989, me vendim të një gjyqi ushtarak.
XS
SM
MD
LG