Ndërlidhjet

Vullkani në Indonezi vret 6 persona


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga llava e vullkanit që ka shpërthyer në lindje të Indonezisë.

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave ka bërë të ditur se vullkani Moun Rokatenda, i cili ndodhet në ishullin Palue, ka shpërthyer të shtunën në mëngjes.

Afro 3,000 njerëz janë evakuuar nga zona.

Indonezia është zonë aktive e tërmeteve dhe vullkaneve pasi shtrihet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.
XS
SM
MD
LG