Ndërlidhjet

logo-print

Makolli në Ditët e Diasporës në Medvegjë


Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, po merr pjesë në manifestimin “Takim me Diasporën”, i cili po mbahet në Siarinë të Medvegjës, njofton zyra për komunikim me publikun e kësaj ministrie.

Sipas komunikatës, kjo është hera e parë që ministri Makolli merr pjesë në një takim me bashkatdhetarë në komunën e Medvegjës.

"Dihet se një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë pikërisht nga Kosova Lindore dhe një organizim i tillë është tradicional dhe për herë të parë po marrin pjesë edhe përfaqësuese të nivelit të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG