Ndërlidhjet

logo-print

Gjashtë migrantë vdesin në ujërat e Italisë


Ilustrim

Ilustrim

Trupat e gjashtë migrantëve, që besohet se kanë vdekur nga mbytja e anijes së tyre, janë gjetur në një plazh në jug të Italisë.

Zyrtarët në portin e Katanias thonë se rreth 100 migrantë të tjerë janë shpëtuar.

Incidenti ka ndodhur të shtunën. Identiteti i migrantëve nuk është konfirmuar, por një zyrtar i portit ka spekuluar se shumica e tyre kanë qenë sirianë.

Rreth 7,800 migrantë të paligjshëm dhe azilkërkues kanë zbarkuar në Itali në gjysmën e parë të këtij viti, ka vlerësuar OKB-ja.

Shumica nga ta kanë ardhur nga vendet e Afrikës sub-shariane, sidomos Somalia dhe Eritrea.
XS
SM
MD
LG