Ndërlidhjet

SHBA dënon sulmet në Irak


Bagdad (foto arkivi)
Bagdad (foto arkivi)
Uashingtoni ka dënuar autorët e shpërthimeve të së shtunës në Irak, duke i cilësuar si “armiq të Islamit”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se “bombardimet që kanë bërë kërdinë nëpër kafene dhe tregje të mbushura me njerëz, kanë qenë sulme frikacake ndaj familjeve që kanë festuar Fiter Bajramin”.

Zyrtarët irakianë thonë se së paku 69 njerëz kanë humbur jetën të shtunën, vetëm disa javë pas sulmeve të Al Kaidës në burgjet pranë Bagdadit, të cilat kanë çuar në lirimin e qindra militantëve.

Uashingtoni ka përsëritur ofertën e tij për shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e udhëheqësit të Al Kaidës në Irak, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ai besohet se fshihet në Siri dhe fajësohet për orkestrimin e disa sulmeve terroriste në Irak qysh në vitin 2011.

Ato përfshijnë sulmin e fundit në burgun Abu Gharib, një sulm vetëvrasës në Ministrinë e Drejtësisë dhe të tjera kundër forcave të sigurisë së Irakut dhe kundër qytetarëve.
XS
SM
MD
LG