Ndërlidhjet

Dëmtohet pllaka e ambasadës së Kosovës në Stokholm


Ilustrim
Ilustrim
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar të dielën se pllaka në hyrje të ambasadës së Kosovës në Suedi është dëmtuar.

Sipas një komunikate për shtyp “mbi pllakën e Ambasadës në Stokholm janë shkarravitur simbole serbe”.

Zyrtarët e ambasadës kosovare thuhet se kanë njoftuar policinë suedeze për këtë vandalizëm.

Në njoftim nuk ilustrohet dëmtimi dhe as nuk jepen detaje tjera për dëmtimin e pretenduar.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar dëmtimin e pllakës, ndërsa nga organet kompetente është thënë se kanë nisur hetimet.
XS
SM
MD
LG